Serbia do të mbajë tri ditë zie kombëtare për viktimat e masakrës së Beogradit ku nëntë persona mbeten të vdekur. Mijëra vetë u mblodhën në kryeqytet për t’u solidarizuar me familjet e viktimave. Një ditë më parë një 13-vjeçar qëlloi për vdekje 8 nxënës dhe rojën e shkollës.
Policia u shpreh se i mituri qëlloi fillimisht në drejtim të rojës dhe tre vajzave në korridor dhe më pas qëlloi mësuesen dhe shokët e tij të klasës gjatë orës së historisë. Mësuesja dhe gjashtë nxënës ndodhen në spital, disa me lëndime që u rrezikojnë jetën.