E keni gjetur ndonjëherë veten në një kuzhinë kaotike, me pjata të palara, produkte në banak, njolla ushqimore në furrë dhe nuk dini nga të filloni pastrimin?
Nëse jo, ju jeni një nga njerëzit shumë me fat dhe të rregullt. Nëse po, atëherë ne kemi për ju rregullin që shefat e kuzhinës ndjekin në kuzhinat e tyre për të qenë gjithmonë në rregull.
A keni dëgjuar ndonjëherë për rregullin 1 minutë?
Është rregulli i artë i rregullsisë dhe pastërtisë që mund ta zbatoni jo vetëm në kuzhinë, por edhe në të gjitha punët e shtëpisë. Gjëja më e rëndësishme që duhet mbajtur parasysh është të vendosni synime të vogla që mund të realizohen brenda një minute.
Çfarë duam të themi? Në vend që të shtyni diçka për më vonë, gjeni pak kohë për ta bërë atë! Për shembull, ju gatuani dhe përdorni enë të ndryshme që përfundojnë në lavanderi. Në vend që t’i lini të ndërtojnë një mal në lavaman , mund t’i lani ngadalë kur ushqimi po zien, në mënyrë që të mos grumbullohen dhe më pas të mos dini nga të shkoni.
Çfarëdo që të bëni në kuzhinën tuaj, mbani gjithmonë parasysh këtë rregull të artë. Ndani kohën tuaj në aktivitete të vogla një minutëshe dhe mos shtyni asgjë për më vonë! Në këtë mënyrë do të keni gjithmonë një kuzhinë të pastër pa u lodhur shumë ose pa e kuptuar se jeni duke u lodhur.