Sytë e tifozëve do të përqendrohen mbrëmjen e sotme në Londër aty ku luhet derbi i kryeqytetit. Arsenal dhe Chelsea masin forcat në duelin e dytë mes tyre, një përballje që vjen në momentin jo të mirë për dy ekipet. Arsenal synon të mbaj hapin e Manchester City në garën për titull, dhe një fitore e mundshme do shërbente për të parakaluar në renditje pikërisht skuadrën e Pep Guardiolës. Ndërkaq, “Blutë e Londrës” duan që të rikthehen tek fitorja dhe të hedhin pas krahëve një ecuri zhgënjyese. Në fakt të dy skuadrat po kalojnë një ngërç në këtë pikë të sezonit.
Në 5 sfidat e fundit, Arsenal ka koleksionuar 4 pikë, një fitore dhe një barazim, ndërsa Chelsea nuk fiton në 6 sfidat e fundit ku ka koleksionuar vetëm dy pikë. Një sezon tepër negativ për skuadrën e milionave të merkatos së janarit që është totalisht jashtë çdo objektivi këtë sezon, duke dështuar për të arritur të ngre trofe. Takimi i fazës së parë përfundoi në favor të Arsenalit, që arriti të fitojë minimalisht 1-0 në “Stamford Bridge”. Përballje e vulosur nga mbrojtësi Gabriel që pritet të jetë sërish vendimtar në këtë 90 minutësh. Arsenal momentalisht mban vendin e dytë në renditje, teksa Chelsea i 12-i.