Pak ditë më parë vizita e Kate Middleton në Danimarkë vitin e kaluar u bë virale, pasi ajo përdori një kërcim dhe lëvizje delikate për t’iu afruar Mbretëreshës së Danimarkës për të bërë fotot zyrtare. Megjithatë, duket se Princesha e Uellsit po pushton sërish rrjetet sociale dhe mediat, këtë herë falë sjelljes së saj me një foshnje disa muajshe.
Kate Middleton u pa me bashkëshortin, Princin William, në fshatin Aberfan në Uells. E njohur për dashurinë dhe dobësinë e saj ndaj fëmijëve, Princesha e Uellsit pati një takim me një djalë të vogël, gjatë së cilës ai i “rrëmbeu” çantën. Reagimi i saj është bërë tashmë temë e diskutimeve.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale , Kate Middleton e shohim duke qeshur teksa vogëlushi luan me çantën e saj dhe nuk pranon t’ia kthejë. Ajo i ka bërë me shenjë nënës së saj që të mos shqetësohej, teksa vijoi me takimet për ta marrë çantën në një moment të dytë.