Numërimi mbrapsht për kurorëzimin e mbretit Charles më 6 maj ka filluar. Ftesat tashmë janë dërguar dhe përgatitjet e ceremonisë po zhvillohen. Gjithsej mendohet se janë të ftuar rreth 2,000 njerëz, nga anëtarët mbretërorë të huaj te drejtuesit e bamirësisë.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë krerë shtetesh nga e gjithë bota, duke përfshirë nga Irlanda, Franca, Spanja, Belgjika, Japonia, Hungaria dhe Australia. Tre presidentët e BE-së, Ursula von der Leyen, Roberta Metsola dhe Charles Michel do të jenë gjithashtu të pranishëm. Ndërkohë nga ana tjetër Joe Biden, presidenti i SHBA-së, ka konfirmuar se ai nuk do të marrë pjesë në kurorëzim dhe se SHBA-ja do të përfaqësohet nga gruaja e tij Jill, zonja e parë.
Ajo që dihet është se Meghan Markle nuk do të jetë e ftuar, por vetëm princ Harry. Gjasat janë të pakta që ky i fundit të pajtohet me familjen mbretërore, me babanë dhe vëllanë, pasi protokolli u ka dhënë shumë pak hapësirë për të qëndruar vetëm.