Pas më shumë se dy muajsh Rusia nisi bombardimet në të gjithë qytetet e Ukrainës. Pesë persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur. Sulmet vijnë pasi forcat ukrainase pritet të nisin së shpejti një ofensivë si dhe humbjeve të shumta rreth Bakhmutit që forcat ruse kanë pësuar gjatë këtyre muajve. Rusia e sheh Bakhmutin si një qytet kyç prej nga të cilit synon të pushtojë edhe në qytetet e tjera në Ukrainën lindore.
Shpërthime u raportuan gjithashtu në Dnipro, Kremenchuk dhe Poltava në Ukrainën qendrore dhe në Mykolaiv në jug.
Bombardimet nisën një ditë pasi Kremlini tha se do të mirëpriste çdo gjë që mund të afronte përfundimin e konfliktit, duke iu referuar një bisede telefonike midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy e cila u bë të mërkurën.