Nëse ndonjëherë ndihesh sikur e gjithë bota është një sfidë, atëherë nuk je vetëm. Të gjithë kanë momente kur ndihen në ankth apo edhe stres.
Ç’po ndodh? Ankthi ka ekzistuar gjithmonë, por vitet e pandemisë dhe karantinës i keqësuan gjërat. E gjithë kjo pasiguri ka ndikuar negativisht në sistemin tonë nervor, pohojnë ekspertët. Tani jemi bërë më të prirur ndaj krizave të panikut, stresit dhe sjelljeve që ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe mendor.
Atëherë, pyetja është: Çfarë bëjmë kur fillojmë të humbim kontrollin ose të mendojmë se shpërthimi i dikujt tjetër ndikon negativisht te ne?
Ideja prapa teknikës është e thjeshtë: duke përdorur pesë shqisat tuaja për t’u përqendruar në momentin dhe atë që ju rrethon, ju mund ta ndaloni trurin tuaj nga krijimi i skenarëve në mendjen tuaj që do t’ju zënë në kurth në një cikël paniku. Sipas Qendrës Mjekësore Universitare të Universitetit të Rochester, udhëzimet për të ndjekur taktikën janë si më poshtë:
Gjej pesë gjëra dhe përqendrohu tek ato. Mund të jetë një stilolaps, një vend në dysheme, apo diçka në tavolinë. Gjithçka rreth teje.
Përqëndrohu në katër objekte që mund t’i prekësh rreth teje. Flokët e tu, jastëkun, karrigen apo edhe tokën që shkel.
Përqëndrohu në tre tinguj që dëgjon. Mund të jetë makina që kalon jashtë, tastiera që një koleg shtyp ose edhe gurgëllitja e barkut.
Përqëndrohu në dy gjëra që mund të nuhasësh. Zyra jote mund të mbajë erë si vazo lulesh. Në shtëpi, ushqimi ose jashtë lagështirës. Nëse nuk mund të gjesh diçka, ec derisa ta zbulosh.
Përqëndrohu në një gjë që mund të shijosh. Si e dallon shijen në gojë? Ke shije kafeje, sanduiçi që ke ngrënë apo ndoshta çamçakëz?
Kur ndalesh fjalë për fjalë për të nuhatur lulet ose për të shijuar ushqimin, është shumë më e vështirë të përqendrohesh te diçka që të bën të ankthshëm ose të zemëruar.
Lidhja me shqisat është një metodë e efektshme për të përballuar stresin dhe nervat.