Lirimi i 21 vjeçarit Xhek Teikseira nga burgu i cili publikoi informacione sekrete të SHBA, por edhe të Ukrainës, për Prokurorët federal do të ishte një cënim i sigurisë kombëtare. Ato kërkojnë që i riu të mbetet në burg, pasi kanë prova se ka ende akses në informacionet e klasifikuara.
“Dëmi që i pandehuri i ka shkaktuar tashmë sigurisë kombëtare të SHBA-së është i madh. Dëmi që i pandehuri është ende i aftë të shkaktojë është i jashtëzakonshëm”, thonë prokurorët.
Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse ai mban ende një kopje fizike apo dixhitale të informacionit të fshehtë, duke qenë se është publikuar në rrjet vetëm një pjesë e tyre.
Teixeira është akuzuar për spiunazh dhe nëse shpallet i fajshëm rrezikon deri në 25 vite burg. Ai është akuzuar për shpërndarjen e dokumenteve shumë të klasifikuara rreth çështjeve kryesore të sigurisë kombëtare në një chatroom në Discord, një platformë e medias sociale për lojëtarët.
Dokumentet e klasifikuara dhanë një shumëllojshmëri të gjerë informacionesh tepër të klasifikuara mbi aleatët dhe kundërshtarët, me detaje që shkojnë nga mbrojtja ajrore e Ukrainës deri te agjensia e spiunazhit Mossad e Izraelit.