Mbreti Charles i Britanisë dhe gruaja e tij Camilla inauguruan skenën për festivalin ‘Eurovision 2023’, i cili do të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm. Ata ndezën dritat e skenës gjatë një vizite në qytetin verior anglez të Liverpoolit ditën e djeshme.
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Consort, kurorëzimi i të cilëve do të bëhet disa ditë para festivalit, takuan pjesëmarrësen britanike Mae Muller dhe morën pjesë në regjistrimin e një segmenti për shfaqjen argëtuese televizive për fëmijë, ‘Blue Peter’.
“Ne do të shikojmë me interes të madh, duke ju bërë tifo”, i tha mbreti Mullerit.
Eurovision do të mbahet në datat 9 dhe 11 maj (netët gjysmëfinale) dhe 13 maj (finalja e madhe).