Prania e Princ Harryt në ceremoninë e kurorëzimit të babait të tij, mbretit Charles duket se nuk do të shërbejë për pajtimin e tyre. Nga sa mësohet, ai do të ketë shumë pak kohë për të qëndruar vetëm me babanë, por edhe me të vëllain, Princin William, kështu që panorama nuk duket mjaft e mirë për përmirësimin e marrëdhënieve të tyre.
Sipas një burimi të afërt me familjen mbretërore, Harry do të ulet “dhjetë rreshta” prapa pjesës tjetër të familjes mbretërore. Kjo flet shumë për vazhdimësinë e tij në Pallatin Mbretëror,
Princi Harry do të udhëtojë në Britani pa pjesën tjetër të familjes, pasi Meghan Markle do të qëndrojë në Kaliforni për ditëlindjen e 4-vjeçarit Archie.