Napoli fitoi ndaj Juventusit në Torino dhe është një hap larg titullit kampion. Por fundi i takimit dhuroi emocione dhe episode. Goli i anuluar nga arbitri Fabri i realizuar nga Di Maria në minutën e 82’ solli polemika në Torino. Pasi u konsultua me sistemin VAR, ai vuri re një faull të Milik ndaj Lobotkas dhe mori vendimin.
Pas takimit, trajneri i bardhezinjve Masimiliano Alegri, tha se i vjen keq për humbjen, por në golin e pësuar mund të bënin më mirë. Por ai u ndal te rrjeta e anuluar.
‘Duhet që të pranojmë vendimet e arbitrave siç kemi bërë gjithnjë. Duhet të qëndrojmë të qetë e mos të humbim energji. Gjithsesi ne rezutlatin nuk e ndërrojmë dot. Arbitri ishte mjaft i zoti, e komplimentoj për mënyrën si arbitroi’, u shpreh trajner i Juventusit, Massimiliani Allegri.
Me fitoren e marrë në javën e 31 të Serie A, “të kaltrit” shkëputen me 17 pikë larg Lacios, e janë shumë afër fitimit të titullit kampion.
“Zonja e Vjetër” pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat. Napoli mund të festojë zyrtarisht fitimin e titullit kampion që të dielën e ardhshme.
Ekipi i Spaletit duhet të fitojë kundër Salernitanës në stadiumin “Maradona”, ndërsa në “San Siro”, Lacio nuk duhet të fitojë ndaj Interit.
Tifozët napolitanëve gjithsesi kanë nisur festën.
Në aeroportin “Kapodiçino” ishin 10 mijë persona që pritën ekipin dhe e shoqëruan atë në klub mes brohoritjeve dhe festës, pas fitores në Torino.
Pas takimit me Juven, trajneri i Napolit Luçiano Spaleti tha se djemtë e meritonin një festë të vogël, por duhet pritur për të hapur shishet.