Ish-drejtori ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey, lançoi një alternativë ndaj rrjetit social – platformën e decentralizuar Bluesky.
Për këtë shkruan revista The Verge.
Në fund të shkurtit u shfaq versioni i aplikacionit për iOS dhe tani platforma është e disponueshme edhe për Android.
Për të hyrë në shërbim, duhet të bashkoheni në listën e pritjes ose të merrni një kod ftese nga një mik.
Bluesky aktualisht ka disa kufizime. Meqenëse është një komunitet i vogël, ndoshta nuk është e mundur të ndiqni të njëjtët njerëz si në rrjetet e tjera sociale.
Nuk ka gjithashtu asnjë veçori të mesazheve private.
Elon Musk bleu Twitter në tetor 2022 për 44 miliardë dollarë.
Që atëherë, ai ka pushuar nga puna rreth 5,000 nga 7,500 punonjësit e Twitter dhe ka krijuar një mjedis pune “të ashpër” për ata që kanë mbetur.
Në dhjetor, Musk nisi një sondazh mes përdoruesve të rrjetit social duke pyetur nëse ai duhet të largohej si CEO. 57.5% ishin në favor të largimit të Musk nga posti i kreut të Twitter.