Vendet në mbarë botën, popujt dhe paraardhësit e të cilëve gjatë shekujve kanë lënë gjurmë të përjetshme materiale dhe kulturore në histori, festuan gjatë javës (18 prill) Ditën Botërore të Trashëgimisë.
Tema e këtij viti ishte “Ndryshimet në trashëgimi”.
Ajo ditë festohet për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore si ndërtesat historike, monumentet dhe vendet arkeologjike, por edhe për të festuar diversitetin e trashëgimisë në mbarë botën, transmeton Fena.
Ideja e festimit të Ditës Botërore të Trashëgimisë u propozua nga Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet (ICOMOS) në vitin 1982, dhe një vit më vonë u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Data 18 Prill u zgjodh për të përkujtuar ditën kur UNESCO miratoi Konventën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore.
Tema e “Ndryshimeve të Trashëgimisë”, sipas ICOMOS, ofron një mundësi për t’iu përgjigjur pyetjeve që lidhen me të mësuarit mbi mënyrat tradicionale të njohjes dhe sistemet e njohurive që lidhen me veprimin klimatik.
Ai thekson përdorimin e trashëgimisë kulturore si një mjet për të promovuar mbrojtjen e barabartë të komuniteteve vulnerabël përballë sfidave klimatike, në përputhje me Dekadën e Veprimit të Kombeve të Bashkuara.
Tema inkurajon të menduarit se si trashëgimia mund të luajë një rol në adresimin e ndryshimeve klimatike dhe mbështetjen e veprimeve të qëndrueshme për të mirën e brezave aktualë dhe të ardhshëm.
Deri në prill 2023, janë regjistruar gjithsej 1,157 vende të trashëgimisë botërore (900 kulturore, 218 natyrore dhe 39 pasuri të përziera) dhe ato ndodhen në 167 vende. Vendet me më shumë vendndodhje janë: Italia (58), Kina (56), Gjermania (51), Franca (49), Spanja (49), India (40), Meksika (35), Mbretëria e Bashkuar (33) dhe Rusia. (30).