Keidi Bare ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për strintin final me Espanyol. Mesfushori i kombëtares shqiptare është i bindur se skuadra katalanase ka potencialin për të siguruar mbijetesën në La Ligën spanjolle dhe ka ardhur koha për të fituar.
“Nuk është koha për të fituar me fjalë, por në fushë. Do të japim gjithçka për të arritur tek objektivi ynë dhe këtë do e vërtetojmë me fakte. Kundër Cadiz kemi një mundësi për të fituar dhe për të bërë gjërat siç duhet. Është një duel për jetë a vdekje dhe theksoi se Espanjol është e fokusuar totalisht për të marrë pikët e plota”, u shpreh futbollisti i Espanyol, Keidi Bare.
Bare është shndërruar në lojtarin kyç për skuadrën e Espanjolit, diçka që e ka ndihmuar për të qenë pjesë stabël edhe e kombëtares shqiptare. Mesfushori qëndroi në infermieri për më shumë se tre muaj, periudhë në të cilën Espanyol zhgënjeu tifozët. Në 6 ndeshjet e fundit, skuadra ku shqiptari prej tre sezonesh, nuk ka koleksionuar asnjë pikë, duke rrezikuar rënien në La Ligën 2.