Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në një banesë në Bowdoin, Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat vendase raportojnë se një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 4 persona duke i lënë të vdekur në vend.
Autoritetet shprehen se pasi autori ka vrarë 4 persona, ka nisur të qëllojë me armë zjarri në autostradë ku ka lënë të plagosur 3 shoferë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Personi i arrestuar u identifikua nga Policia e Maine si Joseph Eaton.
Policia nuk ka dhënë detaje për një motiv të mundshëm në lidhje me të shtënat me armë dhe nuk ka dhënë detaje për katër personat e gjetur të vdekur në banesën në Maine.