Bota nuk fillon apo mbaron me numrat në peshore. Mirëpo, a e dini se ka një periudhë kohe, kur peshorja ju tregon fiks peshën që ka trupi juaj.
Ndoshta e keni pritur! Leximi më i saktë nga peshorja do të vijë në mëngjes, pas lëvizjeve të zorrëve, para konsumimit të vaktit ose gllënjkës së parë të ujit .
Sipas ekspertëve, mëngjesi është koha më e mirë sepse trupi ka pasur mundësi të tresë atë që është konsumuar një ditë më parë, duke e mbajtur stomakun bosh.
Këshilla shtesë për matje të sakta
Përveç kohës ideale për t’u peshuar, ka mënyra të tjera për të garantuar lexime të sakta në baza të rregullta, gjë që është e nevojshme nëse keni hyrë në procesin e monitorimit të progresit të humbjes ose shtimit në peshë, si p.sh.
-peshoni veten një herë në javë në të njëjtën kohë të ditës
-mbajeni peshoren tuaj në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të sheshtë
-qëndroni zbathur në peshore, duke e shpërndarë peshën tuaj në mënyrë të barabartë në të dyja këmbët
-Duhet të keni të njëjtën veshje sa herë peshoheni