Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt ankimon në KAS vendimin e KQZ për mos vendosjen e emrit të Metës tek fleta e votimit për Këshilltarë Bashkiakë.
Alibeaj kërkon nga KAS, vendosjen e emrit të Ilir Metës në fletën e votimit përkrah koaliconit “Bashkë Fitojmë”, duke argumentuar se mos vendosja e emrit krijon konfuzion te votuesit.
Në KAS ka trokitur edhe Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, duke kërkuar që të hiqet logo e Partive në fletën e votimit për kandidatët për kryetarë të Bashkive, me argumentin se nuk janë zgjedhje parlamentare.