Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Japoni, ku një person ka hedhur një bombë tymuese në takimin elektoral të kryeministrit Fumio Kishida. Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk u lënduar asnjë qytetar, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë evakuimi i kryeministrit nga vendi i ngjarjes.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se kryeministri Kishida po mbante një fjalim pas inspektimit të portit të peshkimit në Saikazaki. Policia ka arritur që të arrestojë një person i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes. Në Japoni aktualisht po zhvillohet fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore mbarëkombëtare.
Këto sulme në Japoni nuk përbëjnë me precedent, pasi kujtojmë se vitin e kaluar ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje pikërisht gjatë fushatës zgjedhore.