Protestat në Francë vazhdojnë! Qindra mijëra protestues u grumbulluan, në qytete të ndryshme të Francës për ta kundërshtuar presidentin Emmanuel Macron, i cili ka hartuar planin për ta rritur moshën e nevojshme për dalje në pension në 64 vjeç.
Protestuesit së fundmi sulmuan zyrat e Bankës Qendrore në Paris dhe hynë përkohësisht brenda selisë luksoze të Louis Vuitton. Vëmendja e tyre u përqendrua në objektin e Këshillit Kushtetues, i cili do të vendosë të premten nëse do të anulojë ndonjë apo të gjitha pjesët e legjislacionit.
Fillimisht ativistët hodhën thasë me mbeturina jashtë objektit të Këshillit dhe më vonë, një turmë tjetër që mbante fishekzjarrë u përballë me një njësi policore, të cilët kishin shkuar për ta mbrojtur ndërtesën.