Vetëm 2 ditë nga nisja zyrtare fushatës elektorale, të tjerë kandidatë për kryebashkiakë të PD së Enkelejd Alibeajt janë tërhequr nga gara.
Bëhet fjalë për Mark Ruçin që kandidonte nën siglën zyrtare të Partisë Demokratike në bashkinë e Mirditës, i cili thotë se do mbështesë kandidatin tjetër të opozitës Albert Melyshi, që në zgjedhje futet në siglën e koalicionit të Berishës dhe Metës.
Kandidati tjetër që tërhiqet është Shemso Lamaj në Gjirokastër, i cili thotë se dualiteti i kandidaturave te djathta do të avantazhonte të majtën në zgjedhje.
“Tërheqja nuk është braktisje e frontit, por një mundësi për të konceptuar të gjithe të ardhmen dhe nuk është luftë për pushtet, por vision”, ka shkruar ai.
Me tërheqjen e Ruçit dhe Lamajt, PD zyrtare ngelet me 14 kandidatë në zgjedhjet vendore.