Një media kuvajtiane ka zbuluar prezantuesen e parë virtuale të lajmeve të krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale. “Fedha” u shfaq në llogarinë në Twitter të faqes së internetit Kuvajt Njuz si një imazh i një gruaje, me flokët ngjyrë të çelët, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë ndërsa prezantonte.
“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”
Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuvait News, tha se Fedha në të ardhmen, do të mund të adoptojë theksin kuvajtian dhe të prezantojë buletinet e lajmeve në llogarinë e sajtit në Twitter.