Ndeshja e javës së 28 të Superligës mes Kastriotit dhe Bylisit, e anuluar të dielën për shkak të kërcënimeve ndaj gjyqtarit Juxhin Xhaja, do të luhet të mërkurën e ardhshme me 19 prill.
FSHF thotë se është në kontakt me autoritetet që po hetojnë çështjen pas kallëzimit të bërë në polici.
Për shkak të sigurisë jo në nivelin e duhur ndeshjet në Superligë Kastrioti nuk do t’i luajë më në stadiumin e Kamzës, por në Elbasan Arena.