“Kurrë pas, përpara” do të jetë slogani i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo është një nga fjalitë që është përdorur më shumë nga socialistët, që i referohet kundërshtarëve të tyre, e më konkretisht Sali Berishës. Ky slogan duket të jetë një thirrje për qytetarët që të mos votojnë Sali Berishën, të cilin mazhoranca e ka cilësuar si “e shkuara”.
Partia Socialiste pritet të hapë nesër fushatën elektorale ku mësohet se në orën 17:00 kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë dhe më pas rreth orës 18.00 në “Sheshin Skënderbej” do të lançohet slogani që do të përdoret për të gjithë fushatën.
Prezent në këtë event do të jenë 61 kandidatët zyrtarët dhe më pas do të shkojnë të mbjellin pemë në Farkë. Kjo sepse vetë Rama ka thënë se paratë nuk do të shkojnë për shpenzime të mëdha në fushatë, por paratë do i mbjellin pemë.