Cristiano Ronaldo pati sërish një përplasje me futbollistët kundërshtarë, pasi skuadra e tij Al-Nasr barazoi 0-0 kundër Al Feiha.
Skuadra e tij gjendet në vend të dytë në renditje, pasi humbi pikë në përballjen e radhës në kampionatin saudit, ndërsa rivalët e tyre në garën për titull Al Itihad arritën një fitore 2-1 ndaj Al-Uehda, e kanë tri pikë më shumë në krye.
Por frustrimin ylli portugez nuk arriti që ta fshihte në fund të sfidës, ndërsa e tregoi me gjeste e duke debatuar me disa futbollistë kundërshtarë, duke lënë të kuptohet se lojtarët rivalë kishin shkaktuar vonesa gjatë lojës.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë i tha i zemëruar futbollistit Ali Al-Zaqaan të Al Feiha se: “Ti nuk dëshiron që të luash’, përpara se të ikte me nxitim nga fusha dhe ti drejtohej tunelit.
Por kjo nuk është hera e parë që 38-vjeçari largohet nga fusha i zemëruar. Në muajin mars, sulmuesi e tregoi zhgënjimin e tij duke shkelmuar një shishe uji ndërsa po dilte nga fusha ndërsa skuadra e tij u mposht nga Al-Ittihad 1-0.