Liverpool barazoi me Arsenalin në “Anfiled” me rezultatin 2-2, me “topçinjtë” që kryesojnë Premier League me 6 pikë më shumë se sa Manchester City. Por ndalesa e skuadrës së Mikel Artetas është një “asist” për “Citisens”, që kanë një ndeshje më pak në kampionat dhe do të presin Arsenalin në shtëpi.
“Topçinjtë” e nisën mirë sfidën ndërsa realizuan dy gola në 30 minutat e para të takimit.
Ata ishin në rrugë të mbarë për të arritur fitoren e tyre të parë në “Anfield” që nga viti 2012, por në momentet vendimtare u mungoi disiplina, dhe pësuan dy gola.
Në minutën e 8-të, Martineli realizoi golin e parë të sfidës. Pas 20 minutash, Gabriel Jesus shënoi rrjetën e dytë për miqtë. Tre minuta nga fundi i kohës së rregullt, Salah shkurtoi disavantazhin. Në fund të pjesës së parë, ndeshja u njollos nga një incident, ku arbitri anësor Constantine Hatzidakis goditi me bërryl mbrojtësin e “të kuqve” Robertson ndërsa skuadrat largoheshin nga fusha.
Në pjesën e dytë, Salah humbi penalltinë e tij të dytë radhazi në të 54’. Por “të kuqtë” këmbëngulën dhe tri minuta nga fundi i ndeshjes, Roberto Firmino realize golin e barazimit.
Portieri i Arsenalit Aaron Ramsdale bëri dy pritje shpëtimtare në vazhdim, me sfidën që u mbyll në barazim.