Forcat mbrojtëse ukrainase zmbrapsën rreth 20 sulme ruse në zonën pranë qytetit lindor Bakhmut.
“Bakhmut, Avdiivka dhe Marinka mbeten në epiqendër të luftimeve,” tha Shtabi i Përgjithshëm në azhornimin e tij të mëngjesit.
Shtabi shtoi se forcat ruse ende “po përpiqeshin të merrnin kontrollin e plotë të qytetit të Bakhmutit dhe po vazhdojnë ta sulmojnë atë,” duke theksuar se më shumë se 15 lokalitete janë shkatërruar nga bombardimet.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodomir Zelensky pranoi të mërkurën mundësinë e një tërheqjeje ushtarake nga Bakhmuti, por tha se furnizimet me municion nga aleatët e Ukrainës do të forcojnë mbrojtjen e ushtrisë së tij.