Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leuçemi. Kontrollet rutinë të kryera gjatë marsit dhe fillim prillit konfirmuan se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.
86-vjeçari rezultoi gjithashtu edhe me probleme në frymëmarrje për shkak të pmeumonisë dhe aktualisht është vendosur në terapi intensive. Berlusconi do të qëndrojë në spital për disa ditë ndërsa me të është edhe partnerja e tij Marta Fascina, fëmijët si dhe vëllai i tij Paolo dhe motra Licia Ronzulli. Mesazh për shërim të shpejtë erdhën nga eksponentë politikë të të gjitha partive, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni.
Në qershor 2016 ai kreu një operacion në zemër për shkak të bllokimit të një aorte, në prill të 2019 ai u shtrua sërish në spital për shkak të dhimbjeve të rënda të barkut që e bëri atë të humbasë prezantimin e kandidatëve të ‘Forza Italia’ në 2020 ai rezultoi me COVID-19 që iu kthye në pneumoni dhe në janar të 2022 ai pati një infeksion të rëndë urinar.