Një rubin prej 55,22 karatësh është gati të bëhet xhevahiri më i vlefshëm në botë i këtij lloji që ka dalë ndonjëherë në ankand dhe pritet të shitet për më shumë se 30,3 milionë dollarë,
Guri është vendosur të shkojë nën ankand në Nju Jork në qershor, më pak se një vit pasi firma kanadeze Fura Gems e zbuloi atë në një nga minierat e saj në Mozambik.
Duke njoftuar shitjen të mërkurën, Sotheby’s e përshkroi xhevahirin si “jashtëzakonisht të rrallë” dhe “rubinin më të vlefshëm e më të rëndësishëm” që ka dalë ndonjëherë në treg. I quajtur Estrela de Fura (ose Ylli i Furas në gjuhën zyrtare të Mozambikut, portugalisht), guri pritet të shitet “më shumë se” 30 milionë dollarë.
Ndonëse shitjet rekord të gurëve të çmuar dominohen nga diamantet, sidomos ato me ngjyrë, rubinët konsiderohen ndër gurët e çmuar më të rrallë në botë. Rekordi aktual i ankandit për një rubin u vendos nga Sunrise Ruby, një gur 25.59-karatësh i gjetur në Mianmar që mori 30.3 milionë dollarë në Gjenevë, Zvicër, në vitin 2015.