Një metodë e re, me të cilën do të ndihmojnë në eliminimin e fenomenit të bullizmi nga shkollat, pohojnë se kanë gjetur studiues nga Koreja e Jugut. Në një studim të botuar në revistën American Psychology, shkencëtarët — të gjithë psikologët e specializuar për fëmijët — theksojnë se kur mësuesit u ndihmuan për të krijuar një klimë “Anti-prepotencë” në klasa, fëmijët u bashkuan dhe mbrojtën viktimat, pa përdorimin e dhunës.
Studiuesit thonë se çelësi është të krijohet ‘Klima kundër prepotencës’ nga mësuesit në klasat e tyre. Ideja që fshihet pas taktikave psikologjike është të parandalohet prepotenca, duke zhvilluar një klasë të dashur e të barabartë që minimizon hierarkinë, konfliktet dhe konkurrencën mes fëmijëve.
Sipas kërkuesve, mësuesi vendos tonin në klasë dhe mund të kultivojë një klimë anti- bullizmi kur:
– merr parasysh mendimin e nxënësve
-përdor një ton empatik kur ndërvepron me nxënësit
-ofron një arsyetim shpjegues për çdo kërkesë
-njeh dhe pranon emocionet negative të studentëve nëse ato ndodhin.
Studimi nxjerr përfundimin se kur mësuesit e bëjnë këtë, nxënësit mendojnë se mësuesit janë “në anën e tyre”. Kjo ndjenjë që mësuesi i dëgjon dhe i mbështet, pastaj vazhdon në marrëdhënie më mbështetëse mes bashkëmoshatarëve. Studentët pastaj priren të mbështesin njëri-tjetrin dhe konfliktet ndërpersonale janë të ulëta.
Studiuesit thonë se do ta riprodhojnë eksperimentin në shkollat australiane dhe, nëse rezultatet janë po aq inkurajuese, do ta zgjerojnë atë në vende të tjera anembanë botës.