Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë të botuar sot është shprehur kundër Bashkimit Europian.
Bashkimi Evropian ka humbur Rusinë. Dhe përgjegjësia është e saj. Janë vendet anëtare të BE dhe krerët e BE që deklarojnë haptazi se e konsiderojnë të nevojshme t’i shkaktojnë Rusisë, siç u shprehen ata, një humbje strategjike”, tha ai.
Megjithatë, Lavrov deklaroi se përballë kësaj, Moska nuk do të rrijë duarkryq, por do të reagojë. Lavrov përmendi parimin e reciprocitetit, që do të thotë se do t’u kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë.
“Duke reaguar ndaj masave armiqësore, ne do të veprojmë ashpër nëse është e nevojshme, bazuar në interesat kombëtare të Rusisë dhe parimin e reciprocitetit, i cili pranohet në praktikën diplomatike,” tha ai.