Deri në 14 maj do të jetë Gëzim Xhafa, ai që do të drejtojë Bashkinë e Bulqizës, pas arrestimit të Lefter Allës nga SPAK me akuzën e korrupsionit! Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme.
Këshilltarët kanë zgjedhur kryetarin e tyre, Gëzim Xhafa për zëvendësues të Lefter Allës. Pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i këshillit, Gëzim Xhafa ishte i vetmi kandidat që hyri në garë, duke marrë 11 vota nga 16 anëtarë të pranishëm, 4 kundër e 1 e pavlefshme.
Pas vendimit të sotëm të këshillit bashkiak, Xhafa do të nisë detyrën pas konfirmimit të vendimit nga Prefekti i Qarkut Dibër.
Lefter Alla është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij.