Skiatori shqiptar Deni Xhepa është shpallur kampion ballkani në Bansko të Bullgarisë në disiplinën “Giant Sllalom”.
Nga sa është raportuar, Deni Xhepa këtë sezon po tregon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa të premten do garojë në disiplinën e Sllalomit ku shpresohet për një tjetër rezultat pozitiv.
Për të arritur këtë rezultat fantastik, skiatori i cili stërvitet në Itali, la pas dy bullgarët Kamen dhe Kalin Zlatkov.