Armando Broja luajti te Vitesse në sezonin 2020-2021. Futbollisti i kombëtares shqiptare u dallua te skuadra holandeze me golat e tij, e më pas u rikthye te Chelsea, që e huazoi sërish te Sauthemptona.
Por talenti kuqezi u huazua pikërisht te holandezët, sepse pronari i atëhershëm i “bluve” të Londrës kishte investuar në blerjen e klubit nga Merab Jordania në total 117 milionë euro.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, një kompani e quajtur “Marindale Trading”, që zotërohej nga një i punësuar i Abramoviçit, Alexander Chigirinsky, investoi në vitin 2010 blerjen e Viteses nga Jordania, që gjithashtu është mik i milairderit rus.
Në vazhdim, “blutë” huazuan te holandezët 29 futbollistë, ku përveç Brojës, luajtën edhe emra si Mason Mount, e Nemanja Matic.
Stafet teknike te Vitesse dhe të Chelsea e njihnin njëri-tjetrin mirë.
Kjo i dha mundësi bluve që jo vetëm të çonin lojtarët që të luanin në Holandë, por edhe t’u jepej vëmendja e duhur për t’u rritur.
Federata holandeze nisi hetimet për lidhen e mundshme mes klubeve, por nuk arriti që të siguronte prova të një bashkëpunimi financiar mes Vitesse dhe anglezëve.