Ka një shpjegim pse në çdo ashensor ka një pasqyrë. Dhe nuk është për të bërë selfie .
Sigurisht që do ta keni vënë re se pothuajse të gjithë ashensorët kanë diçka të përbashkët. Në secilin prej tyre gjejmë një pasqyrë. Por a e ke pyetur ndonjëherë veten pse?
Është për arsye sigurie. Sidomos kur nuk jemi vetëm dhe e ndajmë këtë hapësirë me njerëz të tjerë, shumicën e kohës të panjohur. Pasqyra ndihmon për të kontrolluar më mirë hapësirën përreth nesh dhe për të qenë në gjendje të monitorojmë çdo lëvizje.
Pa të, për shembull, do të ishte e vështirë të shihje nëse dikush përpiqet të hapë çantën e shpinës. Gjithashtu, mbërritja e kësaj shpikjeje (në vitin 1857 në Nju Jork) fillimisht shkaktoi njëfarë ankthi mes pasagjerëve. Prandaj, krijuesit e ashensorëve të parë mendonin se duke vënë një pasqyrë në njërën anë, bota mund të ndihej më rehat duke parë qartë mjedisin përreth.