Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino deklaroi se është e rëndësishme që në futboll të ketë stabilitet pas rinovimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Shoqatën Europiane të Klubeve në Budapest.
Si pjesë e akordit, kompensimi që FIFA do t’i paguajë klubeve, lojtarët e të cilëve marrin pjesë në kampionatet botërore, do të rritet me gati 70% në 355 milionë dollarë për turnetë e e 2026 dhe 2030.
‘Është e rëndësishme që të kemi stabilitet, të kemi unitet për të ardhmen. Kjo është e rëndësishme për Evropën, e rëndësishme për pjesën tjetër të botës. Balanca e duhur mes kombëtareve dhe klubeve, gjë që është gjithnjë një temë me vlerë. Kështu, programi i FIFA-s për përfitimet e klubeve u njehsua me atë të Kupës së Botës. Mendoj se është ditë e mirë për futbollin dhe të ardhmen e tij’, u shpreh.
Edhe presidenti i Shoqatës së Klubeve të Europës Naser Al Khelaifi vlerësoi këtë akord, edhe theksoi se kjo do të ndihmojë klubet europiane, e ndryshe nga më parë, përfitimet do të jenë më të mëdha.