Për herë të parë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) po shqyrton të mërkurën dy padi kundër Zvicrës dhe Francës nga shtetasit që akuzojnë të dy vendet për mosveprim të klimës.
Kjo është hera e parë që ECHR shqyrton rastet lidhur me efektet e ngrohjes globale, në një kohë kur në Evropë po rriten apelet që synojnë t’i detyrojnë shtetet të veprojnë për të trajtuar ndryshimin e klimës.
Në vitin 2019, Gjykata e Lartë Holandeze i kishte kërkuar qeverisë të reduktonte emëtimet e gaze serrë me të paktën 25% deri në 2020, pas një Apeli nga një organizatë ekologjike.
Në fund të vitit 2021, shteti francez ishte dënuar nga një gjykatë e Parisit pas një apeli nga katër organizata joqeveritare, të mbështetura nga më shumë se 2.3 milionë njerëz. ECHR do të shqyrtojë një tjetër rast pas verës, pas thirrjes së të rinjve portugezë kundër vendit të tyre dhe 32 vendeve të tjera për mosveprimin e tyre përballë ngrohjes globale.