Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar ditën e sotme 3 fanellat e reja të kombëtares shqiptare.
Shqiponja me dy krerë, që përfaqëson identitetin e një populli, guximin dhe vlerat e tij, është motivi grafik dominues në fanellat e reja të Kombëtares. I fortë dhe i qartë mesazhi në mbështetje të mjedisit. Uniformat janë realizuar nga një material i përbërë 100% me plastikë të riciklueshme, duke konfirmuar kështu filozofinë e gjelbër.
Uniforma e parë do të jetë fanella e kuqe me jakën e zezë, në fund të së cilës shkruhet “Ti Shqipëri më jep nder”, e ndërsa me të njëjtin, dizajn por me ngjyrë të bardhë dhe të zezë janë uniforma e dytë dhe e tretë.