Një prezantuese australiane nuk e ka mbajtur dot të qeshurën teksa po shihte se si i ftuari i saj, po luante për të gjetur efektin e duhur në një lidhje nga shtëpia, por më kot.
Në vend të sfondit me efektin e turbullt që po përpiqej të aktivizonte, Mark Borlace u pa duke folur përpara fotografisë së një vajze që lan një makinë dhe një zhytës që notonte në shoqërinë e një breshke deti. Pas disa tentativave, Alice Monfries, nga 9News Adelaide, por e mbante të qeshurën, por në fund nuk ia doli kur të ftuarit i doli një copëz pice në kokë.
Ajo shpërtheu në të qeshura, e ndërsa videoja është bërë virale dhe ka marrë mijëra shikime.
The virtual world can be a difficult place to navigate, as this #9News guest found out today while struggling for several minutes to get the right Zoom background. @RAAofSA pic.twitter.com/sgWtp8Zv3o
— 9News Adelaide (@9NewsAdel) March 21, 2023