Nëse ka një markë që ka mbizotëruar botën e modës (dhe listat tona të dëshirave) më shumë se çdo markë tjetër në pesë vitet e fundit, ajo është Bottega Veneta.
Shtëpia italiane e modës, me trashëgiminë e saj të gjatë, fitoi popullaritet të madh me emërimin e Daniel Lee në pozitën e drejtorit artistik në vitin 2018. Që nga ajo kohë, interesi për shtëpinë nuk është zvogëluar dhe as pasi Lee u pasua nga krahu i tij i djathtë, Matieu Blazi, në vitin 2021.
Edhe pse mjaft minimalist, dizajnet në aksesorë në emër të Bottega Veneta duken jashtëzakonisht luksoze. Për këtë arsye ne do ju sjellim disa modele, që me shumë gjasa do dëshironi shumë që t’i bëni tuajat.