Qeveria francez arriti që t’i mbijetojë votave të mosbesimit për rritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç. Kjo ndezi edhe më shumë zemërimin e protestuesve të cilët shkaktuan trazira dhe kaos në disa qytete në Francë. Policia sulmoi protestuesit dhe arrestoi disa prej tyre.
Por projektligji i miratuar nga presidenti Emmanuel Macron ende përballet me një rishikim nga Këshilli Kushtetues përpara se të nënshkruhet në ligj.
Megjithatë kundërshtarët e këtij projektligji kanë deklaruar se do t’i kërkonin Këshillit Kushtetues të rishikojë tekstin përpara se të shpallet zyrtarisht, duke hapur derën për refuzimin e mundshëm të neneve brenda masës nëse ato nuk janë në përputhje me kushtetutën. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen , bëri të ditur se do t’i kërkonte këshillit ta censuronte atë.