Komanda Evropiane e ushtrisë amerikane ka publikuar video nga momenti kur avioni luftarak rus dëmton dronin amerikan në Detin e Zi.
Videoja e sapo-hapur paraqet momente kritike në takimin në mes të ajrit, që Pentagoni tha se zgjati 30-40 minuta.
Videoja tregon kamerën e dronit MQ-9 Reaper të drejtuar prapa në drejtim të bishtit të tij dhe helikës së dronit. Pastaj, një avion luftarak rus Sukhoi SU-27 vjen duke u afruar. Në këto momente avioni rus rus hedh karburant i cili mbulon dronin e SHBA-së. Në një pjesë tjetër të filmit, avioni rus kalon edhe një herë tjetër dhe hedh përsëri karburant.
Videoja nga droni pastaj ndërpritet ndërsa avioni luftarak rus përplaset me MQ-9 Reaper, duke dëmtuar helikën dhe në fund duke detyruar SHBA-në të rrëzojë dronin në Detin e Zi. Rusia ka mohuar se ka ndodhur një përplasje.
Ndërsa po zbriste, dy zyrtarë amerikanë i thanë CNN se operatorët në distancë e fshinin softuerin e ndjeshëm të dronit, duke pakësuar rrezikun që materialet sekrete të binin në duart e armikut para se ai të përplasej në ujë.
Të mërkurën, koordinatori i komunikimit i Këshillit të Sigurimit Kombëtar John Kirby tha për “CNN This Morning” se materialet në dron nuk ishin rikuperuar dhe se nuk ishte i sigurt” se SHBA do të ishte në gjendje ta rikuperonte atë.
Moska e kishte bërë të qartë se do të përpiqej të merrte mbeturinat e dronin dhe dy zyrtarë i thanë CNN të mërkurën se Rusia kishte arritur në vendin e rrëzimit të MQ-9 në Detin e Zi.
Kirby nuk do të konfirmonte zhvillimin e raportuar, por tha se SHBA kishte “bërë të pamundur që ata të ishin në gjendje të mblidhnin çdo gjë me vlerë nga mbetjet e atij droni që të mos binin në dorë të tyre.”