Pas tërmetit shkatërrues së një muaji më parë, rajoni juglindor është goditur nga përmbytjet. Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë zhdukur. Në mesin e atyre që po kërkohen është edhe një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.
Teksa pa nga afër gjendjen ministri i brendshëm turk Sulejman Sojly tha se masat e marra nuk ishin të mjaftueshme për t’i shmangur përmbytjet.
‘Rrugët janë shndërruar në lumenj të furishëm që kanë marrë përpara disa automjete dhe kanë përmbytur dhjetëra biznese, shtëpi dhe shkolla’, u shpreh ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu.
Sipas parashikimeve reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të lartë të paktën deri në fundjavë duke e rënduar edhe më shumë situatën në zonë.