Ne të gjithë kemi nevoja të ndryshme në një marrëdhënie që është shumë e rëndësishme për ne. Megjithatë, ka disa faktorë që e bëjnë një lidhje të suksesshme dhe që janë të zakonshme për të gjithë.
Këto përfshijnë shoqërinë, kujdesin dhe mbështetjen dhe janë më thelbësoret për të “mbijetuar” një marrëdhënie me kalimin e kohës.
Shoqëri
Nevoja jonë për shoqëri ekziston që nga momenti kur lindim. Duke u rritur ajo bëhet më intensive. Kur partneri na përgjigjet, ndihemi të plotë, të qetë dhe të sigurt.
Butësi
Ne gjithmonë do të duam që të tjerët, dhe veçanërisht njerëzit tanë, të shprehin dashurinë e tyre me fjalë dhe veprime. Kur partneri ynë është i butë ndaj nesh ne ndihemi të lumtur dhe besojmë më shumë në veten dhe marrëdhënien tonë.
Mbështetje emocionale dhe afirmim
Shumica e njerëzve kanë nevojë për konfirmim dhe shpërblim për të qenë në gjendje të vazhdojnë dhe të kapërcejnë pengesat që hasin. Kur partneri na mbështet, kemi më shumë besim te vetja, çlodhemi dhe zhdukim ankthet dhe mendimet negative.
….
Çiftet që kanë arritur të sigurojnë tre elementet e mësipërme në marrëdhënien e tyre, ka më shumë të ngjarë të qëndrojnë së bashku për më shumë kohë. Një parakusht, natyrisht, është që sjellja është e njëjtë në të dy anët. Në një marrëdhënie të shëndetshme, të dy anëtarët kanë nevojë për kujdes, afirmim dhe shoqëri.