Nëse keni në plan që të blini minifunde, ne ju themi që të hiqni dorë.
Kjo sepse tashmë në modë kanë dalë fustanet e gjata poshtë gjurit, të lirshme, elegante dhe plot klas.
Shtëpitë e mëdha të modës kanë qenë në një mendje, ku kanë prezantuar modele të ndryshme ku gjithsecili mund ta gjejë veten.