Vetëm 12 muaj në Torino dhe Paul Pogba ka shkaktuar shumë pakënaqësi. Në katër vitet e para te bardhezinjtë, mesfushori francez dha një kontribut të madh në fitimin e trofeve të rëndësishëm.
Por pas largimit nga United, ai e ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit jashtë fushe i dëmtuar.
E tillë situatë ka sjellë mërzi te drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, të cilët janë gati që të ndërmarrin veprime drastike, raporton italiania “Gazzettadellosport”.
Klubi ka tre opsione të cilat po i shqyrton me verën që po afron.
Alternativa e parë është rishqyrtimi i kushteve të kontratës, me francezin që duhet të pranojë një rrogë më të ulët duke treguar përgjegjësi për sezonin e tij të dobët. Ose palët mund t’i mbajnë gjërat siç janë dhe të shpresojnë që viti i ardhshëm do të sjellë përmirësim. Por drejtuesit e Juventusit mund edhe të vendosin që të prishin akordin katër vjeçar me 29-vjeçarin, që u nënshkrua në korrikun e shkuar.
Ndërkohë Pogba do të jetë edhe disa javë jashtë, pasi u dëmtua ndërsa po stërvitej në goditjet e lira.