Fjala neon të sjell menjëherë në mendje momentet e shkollës me shënues-highlighters, por ndoshta është koha për të rikonsideruar.
Dalëngadalë, duke hyrë në pranverë dhe duke pritur me padurim për verën, thonjtë neon janë pikërisht ajo që ju duhet për të ngritur humorin tuaj.
Nuancat e neonit në manikyr pritet të jenë jashtëzakonisht popullore në muajt e ardhshëm, gjë që konfirmohet edhe nga yjet ndërkombëtare.