Fëmijët e Princit Harry dhe Meghan Markle nuk janë ftuar në kurorëzim.
Arsyet e përjashtimit të fëmijëve të Harry dhe Meghan sipas zyrtarëve të familjes mbretërore është sepse konsiderohen si tepër të vegjël për të marrë pjesë në ceremoninë në Westminster Abbey. Aktualisht pritet që princi George, nëntë vjeç, dhe motra e tij Princesha Charlotte, e cila do të mbush tetë vjeç, do të marrin pjesë, ndryshe në kushërinjtë e tyre.
Nga ana tjetër, pas librit dhe dokumentarit të çifti, që tregojnë “të pathënat” për familjen mbretërore, është vendosur që Harry dhe Meghan nuk do të ftohen të marrin pjesë në paraqitjen zyrtare në ballkon pasi shumë anëtarë të familjes nuk dëshirojnë të shoqërohen me çiftin.
Një mik i familjes tha: ” Shumë të afërm do t’i trajtojnë me ftohtësi. Shumë veta në familje thjesht nuk duan të kenë ndonjë lidhje me ta. Nëse ata duhet t’i shohin në kurorëzim, ashtu qoftë, por ata nuk duan të shoqërohen me ta.”