Kërkimet kanë treguar se koha kur martohesh mund të përcaktojë në një masë të madhe nëse do të ndahesh. Për disa çifte, martesa në një moshë të caktuar ishte një shenjë për dështimin e saj.
Ndonëse kur një çift do të martohet nuk përcakton nëse do të jenë të lumtur apo jo, kërkimet tregojnë se mosha mund të shkaktojë probleme. Studimet e botuara në revistën Couple and Family Psychology, zbuluan se mosha ishte ndër faktorët kryesorë të divorcit. Të gjithë pjesëmarrësit ishin divorcuar dhe u ishin përgjigjur pyetjeve se cilat ishin arsyet që çuan në ndarjen e tyre. Atyre iu dha një listë e problemeve të përbashkëta të marrëdhënieve dhe iu desh të përgjigjeshin me një “po” ose një “jo”. Numri mesatar i pjesëmarrësve të martuar ishte 23 vjeç, ndërsa në total ishte 52.
Rezultatet treguan se shumica e konsideronin moshën një shkak serioz divorci. 45% u përgjigjën “po” kur u pyetën nëse ky ishte një faktor kryesor në shpërbërjen e martesës së tyre. Në 61.1% të çdo çifti, një anëtar i çdo çifti e konsideroi këtë një arsye serioze, ndërsa në 23.7% të dy i dhanë rëndësi të madhe moshës për ndarjen e tyre.
Në komentet e lëna nga disa prej të divorcuarve, ata theksuan se e njihnin partnerin e tyre për pak kohë përpara se të merrnin vendimin për një angazhim kaq të madh, ndërsa shumë ishin ata që besonin se po t’i jepnin pak kohë marrëdhënies do të merrnin një vendim më të pjekur për partnerin që do të zgjidhnin për jetën e tyre.
Një studim tjetër tregoi se shanset e divorcit zvogëlohen kur martoheni në të 20-at deri në fillim të të 30-ave. Sipas studiuesit, shanset për divorc rriten kur martoheni në fund të moshës 30 deri në vitet e para të 40-ave. Profesori i Universitetit të Utah Nicholas Ëolfinger mblodhi të dhëna mbi martesat dhe divorcet në SHBA midis viteve 2006 dhe 2010, me hulumtimin e tij të publikuar online në Institutin e SHBA për Studime Familjare. “Ne e dimë përtej çdo dyshimi se ata që martohen pasi të kenë bërë 30 vjet divorcohen më lehtë se ata që martohen midis moshës 25 dhe 29 vjeç. Ky është një zhvillim i ri”, vuri në dukje profesori.