Kryeministri Kirjakos Mitsotakis theksoi angazhimin e tij se hetimi mbi përplasjen e trenave në Tempi do të kryhet me transparencë dhe shpejtësi. Një deklaratë e tillë u bë në Pallatin Presidencial, me Presidenten e Republikës Katerina Sakellaropoulou.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri vuri theks të veçantë se Greqia duhet “të bëhet Europë kudo dhe jo vetëm në disa zona”.
“Ajo që duhet të bëjmë është nga njëra anë të sigurojmë përsa i përket qeverisë se hetimi është bërë me transparencë absolute dhe shpejtësi maksimale. Të sigurohemi që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më. Çdo grua greke identifikohet me të afërmit e viktimave, ne shohim tek viktimat fëmijët tanë, miqtë tanë, të afërmit tanë. Ekziston një zemërim i justifikuar për një ngjarje që nuk duhej të kishte ndodhur. Unë marr përgjegjësinë për qeverinë gjatë qëndrimit të së cilës ndodhi tragjedia,” tha kryeministri.
Ai tha se Greqia ka nisur një betejë të re me qëllim që të krijohet një shtet me përgjegjshmëri.
“Qëllimi i kësaj beteje, është të ketë një shtet me përgjegjshmëri më të madhe, transparencë, vlerësim dhe për këto unë do të vazhdoj”, vazhdoi kryeministri.
Nga ana tjetër, presidentja e Republikës tha se kjo ngjarja ka ndikuar që qytetarët të humbasin besimin në institucione, prandaj sipas saj është shumë e rëndësishme për të punuar në këtë drejtim.
“Vendi po përjeton një tragjedi, është një traumë kolektive e hapur dhe e thellë, shoqëria është e hidhëruar, e zemëruar dhe po humbet besimin në institucione. Ne ndjejmë jo vetëm përgjegjësinë por edhe turpin, “kurrë më”, për të çrrënjosur patogjenin. Ky është një borxh ndaj jetëve të atyre që humbën dhe ndaj vendit tonë”, përfundoi Presidentja e Republikës.
Nga përplasja e trenave humbën jetën 57 persona e ndërsa 6 prej tyre ishin me origjinë shqiptare.