Zhdukja muajin e kaluar e bosit të industrisë së teknologjisë Bao Fan ka rindezur interesin për një fenomen kinez të kohëve të fundit – pse po zhduken miliarderët? Rasti i Bao ka një specifikë , ai u zhduk për disa ditë para se kompania e tij të njoftonte se ai “po bashkëpunonte në një hetim që po kryhej nga disa autoritete në Republikën Popullore të Kinës”.
Siç është bërë edhe zakon, nuk ka pasur ende asnjë fjalë se cili organ qeveritar po kryen hetimin, për çfarë bëhet fjalë ose për vendndodhjen e Bao. Misteri që rrethon zhdukjen e tij vjen pasi një numër udhëheqësish kinezë biznesi kanë humbur vitet e fundit, përfshirë shefin e Alibaba Jack Ma.
Ndërsa miliarderët në zhdukje priren të marrin shumë më tepër vëmendje, ka pasur gjithashtu një numër rastesh më pak të diskutuara të qytetarëve kinezë që janë zhdukur pasi marrin pjesë, për shembull, në protestat anti-qeveritare apo fushatat për të drejtat e njeriut.
Zhdukja e Bao është një tregues se kjo është një nga mënyrat se si Presidenti Xi Jinping po shtrëngon kontrollin e tij mbi ekonominë e Kinës. Një organizatë e re rregullatore financiare do të ngrihet për të mbikëqyrur shumicën e sektorëve financiarë. Autoritetet thanë se kjo do të mbyllë boshllëqet aktuale të shkaktuara nga agjenci të shumta që mbikëqyrin aspekte të ndryshme të industrisë së shërbimeve financiare të Kinës, me vlerë triliona dollarë.
Vetëm në vitin 2015, të paktën pesë miliarderë janë zhdukur, duke përfshirë Guo Guangchang, kryetar i konglomeratit Fosun International, i cili është më i njohur në Perëndim për zotërimin e klubit anglez të futbollit Wolverhampton Wanderers. Guo u zhduk në dhjetor të atij viti. Dy vjet më parë biznesmeni kinezo-kanadez Xiao Jianhua u mor nga një hotel luksoz në Hong Kong. Ai kishte qenë një nga njerëzit më të pasur të Kinës dhe vitin e kaluar u burgos për korrupsion.
Në mars të vitit 2020 manjati miliarder i pasurive të patundshme Ren Zhihang u zhduk pasi e quajti Xi një “klloun” mbi trajtimin e tij të pandemisë. Më vonë atë vit, pas një gjyqi një-ditor, Ren u dënua me 18 vjet burg për akuza korrupsioni.
Miliarderi më i rëndësishëm në zhdukje ishte themeluesi i Alibaba Jack Ma. Personi më i pasur i atëhershëm në Kinë u zhduk në fund të vitit 2020 pasi kritikoi rregullatorët financiarë të vendit.
Vendndodhja e Ma mbetet e paqartë, megjithëse ka pasur njoftime për atë që është parë në Japoni, Tajlandë dhe Australi në muajt e fundit.
Qeveria kineze këmbëngul se veprimet e marra kundër disa prej njerëzve më të pasur të vendit janë thjesht mbi baza ligjore dhe është zotuar të çrrënjosë korrupsionin. Mirë po veprimet e Pekinit vijnë gjithashtu në sfondin e dekadave të liberalizimit të asaj që tani është ekonomia e dytë më e madhe në botë.
Kjo hapje ndihmoi në krijimin e një sërë multi-miliarderësh që, me pasurinë e tyre të madhe, kishin potencialin për të ushtruar pushtet të konsiderueshëm.
Tani, disa vëzhgues thonë, nën qeverisjen e Xi, Partia Komuniste Kineze e do atë pushtet përsëri. Teoria shkon kështu: Biznesi i madh, veçanërisht industria e teknologjisë, pa rritjen e fuqisë së saj nën politikat e paraardhësve të Xi Jiang Zemin dhe Hu Jintao. Para kësaj, fokusi i Pekinit kishte qenë në qendrat tradicionale të pushtetit, duke përfshirë ushtrinë, industrinë e rëndë dhe qeveritë lokale.
Duke mbajtur një kapje të fortë në këto fusha, Xi ka zgjeruar fokusin e tij për të vënë edhe më shumë të ekonomisë nën kontrollin e tij.